Covid-19/ Epidemiologu Aliahmeti jep alarmin : “Jemi në skenarin më të keq, masat jo të duhurat”

TIRANË – Shqipëria po arrin skenarin më të keq nga pandemia e COVID-19 . Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë por edhe të dhënave të përditësuara, vendi ynë është në nivelin më të lartë të transmetimit komunitar të koronavirusit.

Advertisements

Vetëm 7 ditët e fundit, infektimet kanë arritur në 266 raste për 100 mijë banorë, duke tejkaluar incidencën e 189 shteteve të botes, dhe lëmë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilin, Spanjën dhe Italinë, vendet më të goditura nga pandemia. Por si lexohet situata nga specialistët në vend?

“Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky” thotë për A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Advertisements

Ai është kritik ndaj kufizimeve që po aplikon qeveria këtë periudhë. Madje sipas tij, masat e fundit nuk kanë dhënë efektet e duhura. Alimehmeti këmbëngul për masa të shtuara ndaj lokaleve dhe restoranteve, një nga burimet kryesore të përhapjes së virusit.

Me ngrohjen e motit dhe frekuentimin e ambienteve te hapura, Alimehmeti thotë se ulja e infektimeve pritet të ndihet në fund të marsit, ndërsa në spitale kjo situatë do të reflektohet dy javët e para të prillit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTiranë/ Ekze kutohet në mes të kryeqytetit biznesmeni 66-vjeçar, policia jep detajet e plota
Artikulli tjetërStudim/ Mjeku i njohur tregon se si ta bllokojmë Covid-19 që të mos depërtojë në qelizë