Lajmi fundit/ Makina i merr jetën 60-vjeçarit në autostradën Tiranë-Durrës, policia në vendin e ngjarjes

foto ilustruese

Advertisements

DURRËS– Një aksident me pasojë vde kjen e një personi 60-vjeçar ka ndodhur sot në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.

Automjeti me drejtues E. B., 52 vjeç ka aksidentuar këmbësorin e paidentifikuar ende.

Advertisements

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Çiftet e Zodiakut më me fat dhe më problematikë”, numerologu i njohur tregon çfarë i pret këto shenja në muajin mars
Artikulli tjetërVideo/ Flakët “gllabërojnë” ndërtesën, nëna detyrohet t’i hedhi fëmijët nga dritarja