Ditën e sotme u mbajt dhe mbledhja e radhës e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku sipas vlerësimeve të bëra nuk pati ndryshim të masave kufizuese në fuqi. Gjatë fjalës së saj zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, foli dhe në lidhje me shtimin e rateve të reja tek fëmijët, ku theksoi se ka pasur një rritje të numrit të infektimve.
Advertisements
Zv. ministrja përdori një gjuhë jo shumë etike, me nuance deri diku arrogance kur deklaroi se njerëzit nuk i detyron njeri të hipin në urbane dhe në momentin që i shohin autobuzët plot të mos i përdorin.
Por zv.ministrja duhet të marrë parasysh dhe faktin se jo të gjithë e kanë luksin si zyrtarët shtetërorë të lëvizin me automjet personal dhe transporti publik mbetet e vetmja zgjedhje për ta për të shkuar në punë.
Advertisements
“Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar”, tha Rakacolli.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!