TIRANË– Një 34-vjeçar ka rënë në pra ngat e policisë në Tiranë pasi drejtonte mjetin nën efektin e alko olit. Gjatë kontrollit policor i riu i ka ofruar efektivit 4500 lekë me qëllim shmangien e ndëshk imit për shkel jen e kryer.
Advertisements
34- vjeçari N. A. u arrestua për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Po ashtu policia bën me dije se në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.
Advertisements
Njoftimi i plotë:
Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe kontrollit të akseve rrugore të evidentuara me risk të lartë për ngjarje, nga efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. A., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alko olit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.
Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndësh kimit për shkeljen e kryer.
Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.
Gjithashtu, në sajë të kontrolleve të tjera parandaluese, gjate 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe 4 drejtues të tjerë mjetesh, 3 prej tyre në gjendje të de hur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!