Foto/ Nisin punimet për mbikalimin e TEG-ut, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për shoferët

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për mbikalimin e TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Advertisements

ARRSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar, duke sqaruar se punimet do të zhvillohen vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi TEG.

“Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.

Advertisements

Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7. Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut,”-shkruhet në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFoto/ Pas fitores së bujshme, Florian Marku fton të gjithë në “epilogun” e radhës
Artikulli tjetërRriten sërish shifrat në Shqipëri, situata e rënduar bën që të hapet pavioni i ri në Elbasan