Lajm i keq për ata që duan të udhëtojn drejt Gjermanisë, shtyhet data e hapjes së kufinjve

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Advertisements

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman.

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me korona virus.

Advertisements

Fillimisht ka qenë e paraparë që kufizimet të zgjasin për dhjetë ditë.

Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin ma llra në vend.

Komisioni Evropian tha në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, se masat janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.

“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, thuhet në letër.

Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me koronavirus brenda Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, ky shtet ka regjistruar mbi 1.16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 19,500 vik tima.

Në Gjermani, numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 2.3 milionë, ndërsa i vikt mave në mbi 68,000.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVideo/ Nuk ka fjalë për ta përshkruar, policia kap mat 22-vjeçarin me një vogëlushe në motel
Artikulli tjetërI thane se babait i tij kishte ndërruar jetë nga Covid-19, 18-vjeçarit i kërkohet ndjesë publike