Mjeku Nevruz Caushaj bën të ditur se në vendin tonë ka mbi 2 mijë e 500 fëmijë të infektuar nga COVID-19.
Advertisements
Ai u shpreh për ABC se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.
“Shtimi i vdekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.
Advertisements
Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët. Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e parë“, tha Caushaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!