Ekspertët: Personat që mbajnë syze ka më pak shanse të infektohen me COVID-19
Advertisements
Në shpërthimin e pandemisë ekspertët bënin thirrje që qytetarët për t’i shpëtuar COVID-it, nuk duhet të preknin fytyrën, sytë, hundën etj.
Kështu studiuesit në Indi pretendojnë se njerëzit që mbajnë syze fërkojnë sytë më pak dhe për këtë arsye kanë një rrezik më të ulët që të infektohen me Covid-19.
Advertisements
Në studim u ekzaminuan 304 persona (223 burra dhe 81 gra) në një spital në Indinë veriore, për rreth dy javë. Pacientët ishin të moshave nga 10 në 80 vjeç dhe të gjithë kishin raportuar simptoma të sëmundjes Covid. Nga pjesëmarrësit, 19% thanë se kishin veshur syze pjesën më të madhe të ditës.
A mbrojnë syzet nga koronavirusi?
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit preknin fytyrat e tyre deri në 23 herë në orë, mesatarisht dhe sytë e tyre, tre herë në orë.
Shkencëtarët indianë kanë arritur në përfundimin se, në kategorinë e dioptrive, rreziku i prekjes nga sëmundja ishte dy deri në tre herë më i ulët.
“Prekja dhe fërkimi i syve me duar të infektuara mund të jetë një rrugë kryesore e infeksionit,” thanë ata, duke shtuar: “Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë kontaktin e përsëritur dhe fërkimin e syve”.
Vlen të përmendet se mjekët tashmë kanë këshilluar njerëzit që mbajnë lente kontakti të preferojnë syzet për të shmangur transmetimin e mundshëm të koronavirusit përmes duarve të tyre në sy.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!