“Është tigreshë, më përket mua”, Bearti përforcon lidhjen e tij me Tean

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.

Advertisements

Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.

Advertisements

Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.

Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokë-kuqe.

Madje, çifti ka realizuar një set fotografik profesional, që me siguri do ta ndajnë shumë shpejt në rrjete sociale.

Bearti ka zbuluar pak nga prapaskenat e këtij seti fotografik në llogarinë e tij në Instagram, teksa shkruan krahas videos një dedikim për Tean:

“Të pëlqeva që në momentin e parë që të pashë. Thashë ‘Ajo është tigreshë, më përket mua’”- shkruan ai.

Tea ka treguar më herët se ka një marrëdhënie perfekte edhe me kunatën (motrën e Beartit).

Madje, të gjithë janë habitur nga ngjashmëria shumë e madhe që vajzat kanë me njëra-tjetrën.

Dy vajzat fare mirë mund t’i ngatërrojnë për motra, pasi janë të dyja bjonde dhe kanë të njëjtën ngjyrë sysh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mbylli burrin dhe fëmijët me kyç dhe iku në hotel me tjetrin”, vjehrra akuzon nusen
Artikulli tjetërVideo/ Menduan se kishte ndërruar jetë, emigranti “shtang” efektivët e policisë