Sizmologu i njohur jep njoftimin: Këto zona janë zonat me rrezik të lartë sizmik në Shqipëri

Së fundmi, me një vendim të qeverisë, në vijim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” të miratuar në Kuvend në korrik të 2019-s, është përcaktuar se çdo subjekt zhvillues duhet të bëjë studimin, i cili para se të kalojë për leje dhe pasi të ketë bërë studimin duhet të kalojë për oponencë dhe dhënie mendimi edhe në Departamentin e Sizmologjisë në IGJEUM.

Advertisements

Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është pasqyruar dhe në ndryshimet e ligjit për urbanistikën.

Në një lidhje Skype për “Ëake Up”, sizmologu Edmond Dushi ka treguar edhe zonat me rrezik më të lartë sizmik në Shqipëri.

Advertisements

“Zonat më probabël për rrezik të lartë sizmik janë; zonat jugperëndimore e vendit dhe zona jugore në tërësi, zona bregdetare deri në kufi me bregdetin e Malit të Zi apo pjesa e Shkodrës veriperëndimore dhe pjesa nga Lushnja drejt Elbasanit, që janë si zonat më të spikatura.

Pastaj, i gjithë territori i vendit ka natyrshmërisht edhe rrezikun e vet sizmik në përputhje edhe me aktivitetin sizmik të ndodhur ndër vite”, sqaroi sizmologu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëshilltari i Presidentit Meta në zi, COVID-19 i merr njeriun e shtrenjte(FOTO)
Artikulli tjetërMjekja jep alarmin: Covidi është futur në çdo shtëpi!