Lajmi është publikuar prej ditësh në media, ndaj dhe qytetarët kanë nisur me caktimin e “porosive” për numrin një të qeverisë.
TIRANË– Më 5 dhe 6 mars të muajit që vjen, kryeministri Edi Rama do të shkojë në Itali në 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve. Lajmi është publikuar prej ditësh në media, ndaj dhe qytetarët kanë nisur me caktimin e “porosive” për numrin një të qeverisë. Një prej tyre i kërkon Ramës që të diskutojë lidhur me pensionet dhe të mos fajësojë palën italiane.
Advertisements
Megjithatë nga përgjigjia që ka marrë, duket se kjo çështje nuk do të diskutohet në takimet zyrtare përgjatë dy ditëve.
Advertisements
Komentuesi: I nderuar zoti kryeministër! Në takimin e 5 Marsit në Itali, a do ta ngrini ju vetë çështjen e pensioneve? Janë mijëra shqiptarë që mbajnë shpresat vetëm tek ju, prandaj të lutem shumë mos i zhgënjeni dhe mos nxirrni si justifikim palën italiane.
Edi Rama: Ç’dmth justifikim palën italiane?! Po pse kush e ka në dorë ketë qeveria shqiptare?! Eh ç’muhabet!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!