Pak ditë më parë, “iconstyle.al” zbuloi se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re. Aktori i humorit i dha fund marrëdhënies me Jonida Maliqin para disa muajsh dhe tashmë ka nisur një lidhje me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit.
Advertisements
Ata të dy publikuan foto nga Vlora pak ditë më parë, duke treguar se po e shijojnë në maksimm lidhjen e tyre.
Më pas u vu re se vetë Aleksia ka ndarë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfaqej duke i dhënë makinës.
Advertisements
Ndërkohë që aktori i humorit nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë lajm, Aleksia duket se nuk ka ndërmendë ta mbajë të fshehtë romancën me të. Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën dallohet qartë se është përkrah Romeos. Fytyrën e tij ajo e ka mbuluar pak me kapuçin e bluzës, por kuptohet se është aktori ai që ndodhet pranë saj. Nuk dihet se sa kohë kanë ata të dashuruar, por lidhja mes tyre duket mjaft e fortë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!