Vili Minarolli shkruan se me Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin për t’u kuruar në spitalin ku edhe punoi për më shumë se një gjysmë shekulli.
Advertisements
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Vili Minarolli, i cili pak ditë më parë humbi vëllain nga pandemia e koronavirusit, ka reaguar për vdekjen e mjekut, Petro Shano. Me anë të një statusi në Facebook, Minarolli shkruan se me Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin për t’u kuruar në spitalin ku edhe punoi për më shumë se një gjysmë shekulli.
“Tani asnje nuk ka te drejte te ankohet per trajtimin ne spitalin infektiv te QSUT. Nuk i gjeten nje shtrat ne ate spital per te perfituar kete rradhe nje trajtim mjeksor si te gjithe qytetaret e tjere. Te dashur familjare te ish apo qe jane aktualisht paciente te spitalit infektiv, mos u ankoni per trajtimin ndaj te afermeve tuaj. Tani ata kane nje justifikim te madh: Nuk keni goje te flisni, kur nuk beme asgje per ate qe shkriu jeten ne kete spital, per Dr. Petro Shanon qe te gjithe e therrisnin me dashuri, respekt dhe mirenjohje, Dr. Peco,”-shkruan ai.
Advertisements
POSTIMI I PLOTË:
Tani asnje nuk ka te drejte te ankohet per trajtimin ne spitalin infektiv te QSUT. Nga statusi i nje mjeku, mesova se sot ka ndrruar jete nga Covid 19 nje mjek qe eshte nga pionieret e spitalit infektiv , qe punoi gati nje gjysem shekullin ne ate spital dhe koleget e tij , ndoshta ata qe e mesuan profesionin prej tij ,nuk i gjeten nje shtrat ne ate spital per te perfituar kete rradhe nje trajtim mjeksor si te gjithe qytetaret e tjere.
Dr. Petro Shano, qe koleget, ne ish shoket e tij te femijerise dhe te shkolles dhe te shkolles te mesme, ish studentet e specializante dhe mijra e mijra paciente te tij e njihnin me emrin Dr. Peco ka ndrruar jete pa ia bere te mundur nje shtrat ne ate spital ku dha shumicen e viteve te jetes, djersen , mundin, perkushtimin per te shpetuar jeten e pacienteve, ku mori vetem mirenjohje dhe respektinn e pacienteve por edhe te personelit te spitalit.
Pecua, shoku im i gjimnazit ndrroi jete nga Covidi, Pecua qe e donim te gjithe, i mire, goje embel, i dashur, i respektueshem, i papertueshem,qe i gjendej cdo njeriu ne nevoje, prej disa viteve ishte ne pension. Jam i bindur qe per Pecon ashtu si per shumicen tone nuk u njohen fjalet rrushfet e korrupsion qe sot jane me te perdorshmet ne fjalorin e perditshem .E ndoshta gjate ketyre viteve ne ate spital, muret e te cilit ende e therrasin emrin e tij, mund te kene ardhur kolege,per te cilet historia e ketij spitali fillon me ardhjen e tyre. Dhe ata qe drejtojne e matin punen e tyre me spetaklet qe organizojne per te kenaqur shefat e tyre te medhenj.
Te dashur familjare te ish apo qe jane aktualisht paciente te spitalit infektiv, mos u ankoni per trajtimin ndaj te afermeve tuaj. Tani ata kane nje justifikim te madh: Nuk keni goje te flisni, kur nuk beme asgje per ate qe shkriu jeten ne kete spital, per Dr. Petro Shanon qe te gjithe e therrisnin me dashuri, respekt dhe mirenjohje, Dr. Peco.
Mjeku Petro Shano është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19 mëngjesin e së shtunës, në moshën 78-vjeçare. Për disa vite, Shano ka mbajtur postin e shefit të Infektivit. Minarolli u vu në qendër të opinionit publik pasi vëllai i tij, Rifat Lalo, ndërroi jetë në spital. Dy vajzat e tij, të cilat denoncuan vdekjen e të atit, pretendojnë për neglizhencë dhe kërkojnë dosjen e plotë spitalore. Por mjekja, me të cilën kanë pasur përplasje, Migena Qato i ka kallëzuar në Polici, duke nisur kështu një kallëzim penal ndaj tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!