Marku fiton me “knockout” teknik përballë Charlton, “kërcënon” Conner Benn

Tjetër fitore në ring për Florian Markun. Boksieri shqiptar mposhti britanikun Rylan Charlotn me “knockout” teknik, në raundin e tetë, teksa stafi i anglezit hodhin peshqirin (shenjë e dorëzimit) në një moment të vështirë, kur Marku po i shkaktonte dëme të mëdha rivalit të tij.

Advertisements

Dueli i në arenën mitike të “Uembley”-t të Londrës ishte spektakolar, me grushtime të fuqishme nga të dy boksierët, madje anglezi Charlton e nisi më mirë, duke e vënën nën presion të vazhueshëm Markun. 28-vjeçari shqiptar, i cili pësoi një “knockdown” në raundin e gjashtë, arriti të fitonte terren dhe në fund, falë një serie grushtesh e detyroi stafin e kundërshtarit të kërkonte dorëzimin.

Florian Marku ka fituar shtatë takime dhe barazuar vetëm një në boksin profesionist në peshën “Welterweight”, ky sunon të arrijë majën.

Advertisements

Në përfundim të duelit me Charlton, Marku deklaroi:

“Së pari, falënderoj promotorin Eddie Hearn, i cili më dha mundësinë të jem këtu e të realizoj ëndrrat e mia. Faleminderit shumë Eddie! Është e vërtetë që unë jam një kikbokser, por po tregoj që mund ta bëj shumë mirë edhe boksierin. Rylan ishte një boksier i vështirë, urime edhe atij. Kjo është ëndrra ime, e dua këtë sport me gjithë shpirt. Nëse dikush më mposht, unë e uroj atë. Kanë thënë që nuk di të boksoj, por e tregova sonte veten time.

Sot i jap vetes notën 7, për shkak te “knockdoën”-it. Kundërshtari kishte shumë fuqi, e uroj edhe njëherë. Connor Ben nuk ka marrë kurrë të tilla risqe. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje. Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSaimir Tahiri rishfaqet në fshat mes kecave, uron të birin për ditëlindjen! Ja mesazhi
Artikulli tjetërImunologu i njohur: Amerikanët mund të mbajnë maska edhe në vitin 2022