Fansat janë në pritje! Kur do të vijë bashkëpunimi i parë mes Rita Orës dhe Dafina Zeqirit?

Dafina Zeqiri ka një lidhje shumë të ngushtë me Rita Orën dhe gjithë familjen e saj. Artistja e me famë botërore nuk ka nguruar të shprehë hapur mbështetjen për Dafinën, e po ashtu as nëna e saj, Vera Ora. Para disa ditësh Vera falenderoi publikisht Dafinën për një nga mesazhet e saj të shumtë në kuadër të kujdesit për shëndetin mendor.

Advertisements

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe, duke shtuar se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para.

Advertisements

Këtë deklaratë të Ritës e kanë sjellë në vëmendje fansat e Dafinës, të cilët kanë treguar se janë ende në pritje për duetin e dy artisteve. Dafina e ka ripublikuar këtë deklaratë në Instagramin e saj dhe përkrah ka shkruar: “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Në fakt këtë bashkëpunim po e presim të gjithë me padurim dhe nuk e dimë nëse afrimiteti që vajzat kanë treguar së fundmi me njëra-tjetrën mund të jetë një shenjë se nuk do të vonojë edhe shumë. Megjithatë do të na duhet të presim ende dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRreth 2.500 gjuhë në botë përballen me rrezikun e zhdukjes
Artikulli tjetërUps! Ana 1 dhe Shqipja rikthehen sërish sonte në “Për’Puthen”