“Jam i bindur, se për trajnerët nuk ka mundësi të barabarta. Nëse shikoni numrat, ka shumë pak trajnerë me ngjyrë, në nivele të larta”
Sedorf i indinjuar: “Europa nuk ofron shanse të barabarta për trajnerët me ngjyrë”
Advertisements
ITALI – Intervistuar nga ‘La Gazzetta dello Sport’, ish-mesfushori Klarenc Sedorf , i cili ka luajtur edhe me Milanin edhe me Interin, ndërsa ka folur për derbin e Madoninës, ka ngritur edhe një problem. Holandezi, tani në rolin e trajnerit, pas një përvoje stol në krye të Kamerunit, ka folur për vështirësitë e hasura nga trajnerët me ngjyrë në Europë.
“Kam luajtur 12 sezone në Itali dhe pas Milanit, ku kam bërë një punë të mirë, nuk më ka ardhur më asnjë telefonatë. Holanda është vendi im dhe nuk më ka ardhur asnjë thirrje. Cilët janë kriteret e përzgjedhjes? Pse kampionët e mëdhenj nuk kanë asnjë mundësi në Europë, ku kanë shkruar historinë e futbollit?
Advertisements
Pse Vieira duhet të shkojë të punojë në Nju Jork dhe Henri në Kanada? Jam i bindur, se për trajnerët nuk ka mundësi të barabarta. Nëse shikoni numrat, ka shumë pak trajnerë me ngjyrë, në nivele të larta.
Megjithatë ky është një diskutim i gjerë, që përfshin tërë shoqërinë, pasi unë mendoj se të gjithë duhet të mbajnë dyert të hapura për ambiciozët dhe ata që e meritojnë, sepse suksesi mund të vijë nga njerëz të ndryshëm,”- është shprehur Sedorf.
Tani në moshën 42-vjeçare, holandezi ka debutuar si trajner te Milani, ndërsa më pas ka drejtuar për pak kohë kinezët e Shenzhen, spanjollët e Deportivo La Corunës dhe kombëtaren e Kamerunit. Klarens Sedorf ka qenë edhe ndër kandidatët për pankinën e kombëtares sonë kuqezi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!