COVID-19 i mori bashkëshorten, mes dhimbjes maratonomaku i njohur shqiptar flet për humbjen e tij të madhe

Maratonomaku i njohur shqiptar, Sotir Qiriaqi në një lidhje me emisionin “Zonë e lirë” shprehur trishtimin e madh që ndjen pas humbjes së gruas së tij, Lorit, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

Advertisements

“Një mbrëmje tërësisht fatale, pas 17 vitesh mbrëmje në studiot tuaja, këtë muaj në një natë të errët, të pakuptimtë vdekja e mori bashkëshorten time, Lorin. Unë tashmë jam i vetëm trim në luftë, me besim e shpresë që do luf.toj dhe jetoj që të flas për të, ta kujtoj atë. Është një ngjarje e zymtë dhe e vështirë, e kam shumë të vështirë të flas, por meqë studioja ime e preferuar, më ftuat të shpreh trishtimin për bashkëshorten time. Me shpresë që diku, dikur, do të takohem me të, është me të vërtetë e zymtë”, u shpreh Sotiri i përlotur.

“Në jetën time nuk kam provuar trishtim, dëshpërim më të madh se ky kur në datën kur mora vesh lajmin nga drejtori i “Shefqet Ndroqit” kur më tha se bashkëshortja juaj nuk ia doli. Që nga dita e vde.kjes së saj dhe deri sot jam marrë me të gjitha punët dhe detyrimet morale për të respektuar bashkëshorten time. Kam hapur shtëpinë, kam bërë dy takime homazh me sportistat… Mbetem dashnor i saj i përjetshëm dhe do flas për të. Jam në një shtëpi të thjeshtë, por gjithçka që është ndërtuar këtu, është e organizuar me Lorin. Kështu që Lorin do ta kem në shtëpi. Shtëpia ime dhe e Lorit do mbetet shtëpi-muze”, shtoi ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShifra marramëndëse! Më i pasuri në kabinetin Rama, cila është pasuria e Arben Ahmetaj
Artikulli tjetërMendohuni dy herë para se të përfshiheni në një lidhje me këto shenja të horoskopit