Pas ditëve shumë të ftohta, moti bën kthesën e madhe sot!

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë gjatë paradites do të PARAQITET me kthjellime, përjashtim bën vetëm skaji verior i cili do kete vranësira të lehta. POR pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Advertisements

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -5°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Advertisements

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinetit europian do të diktojnë mot të kthjellët në Europën Lindore, Jugore dhe atë perëndimore. POR Veriu dhe pjesërisht Qëndra do të mbten me reshje dëbore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Moment historik, anija e “NASA” mbërrin në Mars pas 482 milion kilometrash dhe 7 muaj udhëtim
Artikulli tjetërReagojnë urgjent zyrtarët e OBSH : “Virusi erdhi nga jashtë përmes ushqimit të ngrirë”