I fundit! Merret vendimi për shkollat, ja kush rikthehet në klasa dhe kush vijon perseri online

TIRANË
Do të vijojë mësimi online në shkollat e mesme në disa qytete të vendit, që paraqesin rrezik të lartë për përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që i rikthehen skenarit të mëparshëm nxënësit e ciklit fillor, maturantët dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Advertisements

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila thekson se mësimi online do të vijojë deri më 26 shkurt në shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.
Mesazhi i ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Advertisements

Ju falenderoj pa masë për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19, u shtuan edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.
Dua t’ju informoj që nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë do t’i rikthehemi skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:
– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.
Ndërkohë, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë mesazhe prej jush, me shqetësime të ndryshme, disa që kërkojnë kthimin në shkollë e disa të tjerë që i tremben situatës së pandemisë. Dua t’ju siguroj edhe një herë të gjithëve që vendimet tona bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqënien e fëmijëve tanë.

Prandaj, duke shprehur edhe një herë mirënjohjen e thellë për durimin që keni treguar këto kohë, dua të përsëris apelin e fortë që të gjithë së bashku të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.
Ju uroj sa më shumë shëndet e suksese të gjithëve!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Këta persona e kanë më të lehtë ta kalojnë virusin”, mjeku Alimehmeti nxjerr informacionet që duhet t’i dimë të gjithë
Artikulli tjetërNë shenjë që në takimin e parë!/ Atdheu dënon Sarën me një puthje, ajo ia kthen duke e zhveshur