“Këta persona e kanë më të lehtë ta kalojnë virusin”, mjeku Alimehmeti nxjerr informacionet që duhet t’i dimë të gjithë

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti teksa komentoi situatën e pandemisë në vendin tonë u shpreh se personat që kanë një sasi normale të vitaminës D në trupin e tyre e kanë më të lehtë që ta përballojnë gjendjen nëse infektohen me koronavirus.

Advertisements

Sipas tij, rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid ishte e pritshme pasi imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës.

“Personat që kanë nivel normal të vitaminës D e kanë më të lehtë dhe janë më të mbrojtur. Personat obez kanë dhe më shumë problem, por këto janë vetëm studime që janë bërë në spitale. Është e rëndësishme që në këtë moment secili të bëjë kujdes me stilin e jetesës siç janë gjumi, menaxhimi i stresit të punës, i ushqimit. Shqipëria është një vend me diell por nëse ne do të qëndrojmë në vende të mbyllura atëherë nuk do të kemi efekt. Qëndrimi në diell duhet të jetë i mjaftueshëm dhe të jetë i ekspozuar pasi kontakti i diellit në lëkura ka një efekt të rëndësishëm në krijimin e vitaminës D.

Advertisements

Nuk ka asnjë raport të saktë në lidhje me sa të infektuar dhe në raport me moshat që ato kanë. Fëmijët adoleshentët dhe të rinjtë nuk janë pjesë e survejancës pasive por nuk mund të bëjmë një raport në lidhje me statistikën se sa rëndë janë apo jo.

Sa i përket variantit britanik deri më tani ekspertët theksojnë se shkalla e infektimit është e njëjtë, ne nuk duhet të nxisim imunitetin e turmës pasi do të shkaktojmë humbje jetësh. Ne duhet që të krijojmë imunitetin përmes vaksinës. Ne përditë zbulojmë nga 1 mijë raste të reja por kemi dhe x raste të tjera pa i zbuluar. Shifrat janë shumë të rëndësishme ne jemi në periudhë të ngjashme me pikun e dhjetorit dhe dy javët tani nga 1 shkurti e deri më sot. Në dimër ne kemi një imunitet më të ulët se verë,” ka thënë Alimehmeti për ABC.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje e kanë të ndaluar nga mjeku të përdorin hudhrën
Artikulli tjetërI fundit! Merret vendimi për shkollat, ja kush rikthehet në klasa dhe kush vijon perseri online