“Babanë e lanë te dera, nuk e prekte njeri me dorë!”/ Rama reagon pas denoncimeve për QSUT-në: E mirëkuptoj dhimbjen e tyre, por flasin nga …

Pas denoncimeve të bëra dje në QSUT, ku një zonjë pretendonte se i kishin grabitur sendet e babait, dhe rastit të dy motrave që thane se babai i tyre i ndjerë ishte lënë pa shërbim, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Advertisements

Kreu i qeverisë ka dhënë variantin e tij të së vërtetës, duke u shprehur se e kupton dhimbjen e tyre, por kjo nuk është një arsye për të bërë propgandë.

“Rastet e abu.zuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë heroike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta”, theksoi Rama.

Advertisements

“Një zonjë pretendonte që as rrobat e të vde.kurit nuk i marrin. E vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete. Njerëzve iu dha një informacion gjysmak si për ato që kishin humbur babanë. Informacioni nuk kishte asnjë të vërtetë. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Ju lutem shumë është ndjeshmëri e lartë, Natyrisht që rastet e abuzuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë heroike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta.

Me respekt për ata që kanë dhimbje. I mirëkuptoj ata që nga dhimbja fatkeqësinë ia faturojnë mjekëve se atyre që bëjnë propagandë. Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfektë. Çdo punë ka defekte se punë perfekte nuk ka. Ju lutem, njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për t’i dëgjuar të dyja palët dhe jo çdo kush që del te gardhi i Infektivit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE papritur, rikthehen shirat në vend! Si do të jetë moti përgjatë shkurtit
Artikulli tjetër“Gabim për të cilin Interi do të pendohet për 20 vite”, media prestigjioze i bën jehonë talentit të Shqipërisë