E papritur, rikthehen shirat në vend! Si do të jetë moti përgjatë shkurtit

Gjatë periudhës 17 – 22 shkurt priten sasi të pakta reshjesh dhe vetëm në zona të izoluara të basenit të Drinit; 2-4 cm borë në zonat malore mbi 1000 m lartësi nga niveli detit ndërsa shira të dobët në pjesën tjetër të basenit.

Advertisements

Edhe 10-ditëshi i fundit i shkurtit, parashikohet të jetë kryesisht pa reshje; konkretisht priten vetëm 2-3 ditë me vranësira të zhvilluara të cilat do të mund të prodhojnë sërisht vetëm sasi të pakta shiu në zonat e ulëta të basenit të Drinit si edhe, 2-4 cm borë në zonat malore mbi 1300 m lartësi nga niveli detit.

Temperaturat do të rriten në rrjedhën e poshtme të Drinit por mbeten të ulëta në rrjedhat e mesme dhe të sipërme të tij, deri nga java tjetër kur parashikohet që temperaturat të kalojnë në vlera pozitive n pjesën më të madhe të basenit të Drinit.

Advertisements

Megjithatë, edhe në 10-ditëshin e fundit të muajit shkurt, sërish do të ketë hyrje 2-3 ditore, të masave ajrore të ftohta dhe të thata nga verilindja e Europës duke rikthyer temperatura shumë të ulëta në terrenet malore të basenit të Drinit.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Koronavirusi nuk po kursen askënd, ndërron jetë te “Shefqet Ndroqi” 31-vjeçari nga Elbasani
Artikulli tjetër“Babanë e lanë te dera, nuk e prekte njeri me dorë!”/ Rama reagon pas denoncimeve për QSUT-në: E mirëkuptoj dhimbjen e tyre, por flasin nga …