Shpërthen “Etna”! Panik dhe spektakël, aeroporti i Catania-s pezullon fluturimet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite.

Advertisements

Shpërthimi ka shkaktuar një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Catanias.

Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.

Advertisements

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë sipas teknikëve dhe studiuesve, Etna ishte në vëzhgim që nga e hëna dhe fatmirësisht nga ky shpërthim nuk janë prekur banesa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza që po trazon jetën e sundimtarit të Dubait, një nga udhëheqësit më të pasur të botës
Artikulli tjetër15 urgjenca brenda një orë e gjysmë/ Spitalet Covid tejmbushen me pacientë ndërsa rastet rriten