Horoskopi për sot, 16 shkurt 2021

Dashi
Keqkuptimi mes jush dhe një kolegu mund të sjellë një situatë të pakëndshme në punë. Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni por tregoni kujdes sepse aspekti financiar nuk është i favorshëm.

Advertisements

Demi
Shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni tek të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

Binjakët
Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë sesa e prisnit.

Advertisements

Gaforrja
Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Kjo do t’ju rrisë besimin tek vetja juaj. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës sentimentale, do të kaloni momente të bukura.

Luani
Bëni më shumë kërkime në skemat që iu janë propozuar për të investuar. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri-partnerja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

Virgjeresha
Gjendja financiare do të përmirësohet, teksa do të keni disa përfitime të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë. Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar.

Peshorja
Dallimet në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoheni një person, të cili nuk e takoni shpesh. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shpreh mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Akrepi
Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj. Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Kontrolloni tonin teksa flisni me të afërmit. Idetë e reja do të jenë produktive në vendin e punës.

Shigjetari
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerjeve të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale siç janë ato sentimentale.

Bricjapi
Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, në mënyrë të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet për një udhëtim pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Ujori
Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi. Megjithatë, në pjesën tjetër të ditës do të kaloni momente të këndshme duke u argëtuar me fëmijët tuaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Peshqit
Do të ndiheni shumë energjik gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Seriozisht e keni ju”/ Trazira në studio, Sindi çohet dhe kërkon të godasë Mevlanin
Artikulli tjetërNgrica dhe akull në gjithë vendin, ja parashikimi i motit për ditët në vijim