Dëborë në Llogora, vizitorët shijojnë natyrën

Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë shtruar sërish ‘velllon’ e bardhë në Llogora.

Advertisements

Duke përfituar nga rruga e kalueshme edhe pse jo të shumtë në numër vizitorët shijojnë bukuritë që ofron peisazhi duke kaluar një ditë ndryshe me familjen apo shoqërinë.

“Kam ardhur me familjen nga Saranda për të shijuar borën dhe panoramën”, thotë një një gjimnaziste e cila na tregon se sot ka marrë pushim edhe nga mësimi vetëm për të ardhur në Llogora.

Advertisements

“Kam ardhur me familjen të kalojmë një ditë ndryshe. Është pak ftohtë por na pëlqen këtu. Është hera e parë që vjen dhe motra e vogël”, thotë një tjetër.

Edhe pse ditë e hënë dhe temperatura nën zero sërish Llogoraja mbetet një nga destinacionet kryesor gjatë periudhës së dimrit jo vetëm për vlonjatët por edhe për të apasionuarit pas borës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotot/ Me fustanin vezullues e format tërheqëse, Tayna na paralajmëron për këngën e re
Artikulli tjetër“Si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”/ Sindi shpërthen pas komentit të Julit: O unë, o ti në këtë studio!