COVID-19 i merr jetën parakohe ish-zyrtarit të lartë, Astrit Patozi mes dhimbjes ndan lajmin e hidhur(FOTO)

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dh.imbjen e tij të madhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish- Prefektit të qarkut të Vlorës, Eduard Veçani, si pasojë e COVID-19.

Advertisements

Patozi shkruan se Vlora humbi sot një qytetar të klasit të parë.

Postimi i plotë:

Advertisements

VLORA HUMBI NJË QYTETAR TË KLASIT TË PARË

Trishtim i madh për ikjen e parakohshme të Eduart Veçanit. Vlorës do t’i mungojë qytetari dinjitoz, aktivisti i shquar i shoqërisë dhe profesionisti i respektuar, që kontribuoi me përkushtim, kudo ku pati rastin të angazhohet.

Ndjehem i nderuar që pata fatin të bashkëpunoj me të si prefekt i Qarkut të Vlorës dhe në detyra të tjera.

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Edi Veçanit për humbjen e pazëvendësueshme!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVendi i izoluar! Taulant Balla ia lë fajin “motit”: Jam 44 vjeç, s’kam parë borë të tillë! Nuk thote asnje fjale per ata qe duhet ti mirembajne
Artikulli tjetër“Përfundimi i pandemisë së COVID do të jetë shumë më e lehtë”, Bill Gates del me paralajmërimin e papritur