“Ndihem si 15-vjeçare, eci vetë”, 103-vjeçarja voton në zgjedhjet e Kosovës

shtë 103 vjeçe, por mosha shekullore nuk e ka penguar Hava Ramonin që të votojë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë

Advertisements

Gazeta Scanner ka publikuar foton dhe videon e gruas shekullore që ecën vetë në këmbë drejt qendrës së votimit në Viti të Kosovës.

Ajo shprehet se ndihet si një 15-vjeçare dhe shton “askush prej krahu nuk më kap dhe eci vetë”.

Advertisements

Kjo shërben edhe si mesazh për të rinjtë e Kosovës që duhet të shprehin vullnetin e tyre dhe të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Deri më tani është vërejtur një numër i ulët i votuesve në Kosovë, më pak se zgjedhjet e shkuara. Për këtë edhe ndërkombëtarët kanë apeluar që zgjedhësit të mposhtin pandeminë dhe të ftohtin dhe të shkojnë të votojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryeson në botë për vaksinimin, Izraeli gradualisht po u jep fund masave të izolimit
Artikulli tjetërDhjetëra makina të bllokuara në Qafë-Thanë, qytetarët denoncojnë: Nuk ka ardhur askush për ndihmë