FOTOT / Strehë dhe ushqim të ngrohtë, 33 persona kalojnë mbrëmjen në qendrat sociale të Bashkisë Tiranë

Janë 33 persona në situatë rruge që mbrëmjen e kaluan në qendrat sociale.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me shërbimet sociale të Bashkisë Tiranë, për shkak edhe të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge, me qëllim për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tyre.

Për ata që kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor, janë realizuar edhe kontrollet e nevojshme.

Advertisements

Mbështetja vijon edhe për grupet e tjera të cilët në këto ditë të ngrohta kanë nevojë për një vakt të ngrohtë, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe atyre të moshuarve të cilët gjenden vetëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak22 vjeçari shqiptar vd es tra.gjikisht në Suedi
Artikulli tjetërLedjana në një lidhje jashtë programit? Opinionisti i “Për’puthen” publikon foton e Shën Valentinit