Një ngjarje e rëndë ka tr.onditur familjen Rama me origjinë nga Kosova, ndërsa në një ak.sident në Suedi mbeti i vde.kur në vend, djali i tyre Vatan Rama. Viktima ishte vetëm 22-vjeç, teksa mësohet se makina e të riut ishte përpl.asur me një kamion.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë. Më konkretisht, 22-vjeçari është nga Botusha e Koshares, ndërsa ishte djalë i vetëm i familjes Rama. Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti.
Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur. Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aksidentit.
Ndarjen nga jeta të Vatanit e ka bërë të ditur edhe një familjar i të ndjerit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar humbjen nga jeta e të riut, teksa prek me dedikimin prekës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!