Me nota ironie, kryeopozitari shton se nuk ka kripë për rrugët pasi e ka mbaruar Nusreti, duke rikthyer edhe njëherë darkën e bujshme të kabinetit qeveritar në Dubai.
Advertisements
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar qeverinë për mungesën e kripës në akset rrugore që janë bllokuar nga dëbora.
I ngecur mes Tales dhe Shënkollit, pasi u nis për një vizitë në Shkodër, Basha ka ripostuar një status në profilin e tij në Twitter, ku konstaton mungesën e kripës në rrugë.
Advertisements
Me nota ironie, kryeopozitari shton se nuk ka kripë për rrugët pasi e ka mbaruar Nusreti, duke rikthyer edhe njëherë darkën e bujshme të kabinetit qeveritar në Dubai.
”Nuk ka kripë për ta hedhur në rrugë, pasi e ka mbaruar Nusreti,”- shkruhet në status.
Lulzmi Basha është bllokuar mes Tales dhe Shënkollit. Ai u nis për një vizitë në Shkodër por dëbora që ka bllokuar të gjithë vendin, e la në mes të rrugës. Pavarësisht situatës, shoqëruesit e kryedemokratit u filmuan teksa ndihmonin nja atuo-ambulancë të dilte nga ngrica.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!