Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, shuhet aktori i njohur

Një lajm i hidhur vjen ditën e sotme për kinematografinë shqiptare. Aktori Andon Qesari nuk jeton më.

Advertisements

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij Edon Qesari, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se aktori prej disa kophësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk ka arritur të fitojë. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare.

Advertisements

“Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mire,” shkruan djali i të ndjerit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha bën deklaraten e fortë: Mamaja është detyruar për të liruar të dënuarit
Artikulli tjetërFiton betejën me Covid-19, Bora Zemani jep lajmin e mire per “Për’puthen”