Këngëtarja shqiptare Fatmira Breçani, rrëfeu një histori shumë interesante me tropojanët e pasur të Amerikës.
Advertisements
Ajo tha se një familje tropojane që jetonte në Teksas dëshironte të këndoja unë në dasmën që organizonin, por asaj nuk i pëlqenin shumë udhëtimet e largëta. Si mënyrë për ta evituar i kërkoi një shumë të madhe parash që ata të mos pranonin.
Pjesë nga intervista në Ora News
Advertisements
Ester Bylyku: Cila është kërkesa më e çmendur që të kanë bërë ndonjëherë?
Fatmira Breçani: Ishte një familje tropojane që jetonte në Teksas dhe dëshironte të këndoja unë në dasmën që organizonin. Por mua s’më pëlqejnë shumë udhëtimet e largëta dhe u përpoqa t’i evitoja duke i thënë se kërkoja një shumë të madhe parash që ata të mos pranonin. Vajza më tha se do të fliste me babain dhe do të më kthente përgjigje. Nuk e prisja, por ata pranuan.
Ester Bylyku: I kërkove më tepër se 50 mijë dollarë?
Fatmira Breçani: Joo, janë shumë, kërkova më pak. Në ate moment u ndjeva keq sepse thash: ‘Zot, hyra në gjynah se nuk ia di mundësitë.’ U nisa me bashkëshortin drejt Amerikes, dhe pamë që ata ishin shumë të pasur. Dasma shkoi shumë mirë, ata ishin shumë të respektueshëm, edhe fitimet e dasmës i mora unë.
Kur na përcolli babai në aeroport, na dha zarfin me paratë e premtuara por unë dhe bashkëshorti ia kthyem, i treguam dhe arsyen pse kërkova aq. Por ai nuk pranoi. Sot kemi marrëdhënie shumë të mira familjare, dhe flasim shpesh. Por ka qenë rast i çuditshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!