Klosi dhe Vishaj: Kur SPAK goditi kolegët imagjinoni çfarë do të ndodhë me politikën, fatin e gjyqtares do e kenë ministrat e njohur

Arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha ka shtuar zërat se të njëjtin fat shumë shpejt do të kenë edhe pushtetarët dhe politikanët.

Advertisements

Një paralajmërim të kësaj natyre e ka bërë ditën e djeshme kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, i cili gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se Struktura e Posaçme Kundër Kri mit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk do të tolerojë askënd. Në këtë kontekst, avokat Vishaj theksoi se në një kohë që lu fta kundër korrupsionit ka nisur brenda sistemit të drejtësisë, sipas tij, prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK nuk do ta kenë aspak të vështirë që të god asin dhe përtej tyre, sikundër janë politikanët. Sipas tij, fatin e gjyqtares do e kenë, ministra, ish-ministra e deputetë.

“Struktura e Posaçme Kundër Kr imit të Organizuar dhe Korrupsionit brenda dy vitesh ka goditur dhe dë nuar mbi dhjetë gjyqtarë. Si në asnjë vend tjetër të botës, vetë gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK kanë marrë në hetimit prokurorët dhe gjyqtarët që janë kolegët e tyre, çka do të thotë se në momentin që SPAK do të fillojë të godasë kolegët e tyre gjyqtarë dhe prokurorë, imagjinoje çdo të ndodhë me politikanët, ose ndonjë drejtor, ministër, ish-ministër apo ish-drejtor, për të cilët jam i bindur se shumë shpejt SPAK do të veprojë”, deklaroi avokat Vishaj dje në media.

Advertisements

Klosi: Fatin e gjyqtares do e kenë edhe politikanët

Por në të njëjtën linjë me avokat Saimir Vishajn është rreshtuar edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh besimplotë se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri do të intensifikohet, ndërsa theksoi se kjo gjë do të ndodhë edhe me politikanët, pasi sipas tij, këtë mendim e ka nga fakti se prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK nuk kursejnë as kolegët e tyre. “Gjithmonë fillimet janë të vështira, por unë jam i sigurt që po filluan ata do të vijojnë me intensitet të lartë.

Reforma në drejtësi dhe organet e reja të dala prej saj mbështeten nga ndërkombëtarët dhe besoj se do të vijnë ditë të vështira për politikanët dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Arrestimet e ditëve të fundit janë një mesazh i qartë që nuk ka më livadhisje dhe ushtrim të korrupsionit. Kjo do të thotë se përderisa ka nisur goditja në sistemin e drejtësisë, ku prokurorët e SPAK po godasin kolegët e tyre, ata do të jenë edhe më të ftohtë me politikanët.

Nuk turpërohen më dhe nuk kanë frikë prokurorët, pasi ata kanë mbështetjen e ndërkombëtareve dhe besoj do ta çojnë përpara luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”, deklaroi ai. Më tej ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se SPAK e ka shumë të lehtë që përveç politikanëve, të nisë hetimet edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, shumica e të cilëve janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjatë procesit të vetingut, për shkak se nuk justifikonin pasurinë.

Sipas zotit Klosi, pas reformës në drejtësi fshihen ndërkombëtarët dhe se nuk ka kthim pas. “Mendoj dhe s’ka asnjë arsye që sistemi i drejtësisë në Shqipëri të mos pastrohet nga të korruptuarit. Tashmë Prokuroria e Posaçme e ka shumë të thjeshtë që të nisë hetimet dhe arres timet brenda sistemit, ku padyshim që të parët që bien kollaj në rrjetën e SPAK janë të ngelurit në veting.

Edhe Gjykata e Strasburgut, legjitimoi procesin e vetingut dhe në kushtet kur ndërkombëtarët kërkojnë hetimet e të ngelurve në veting, besoj se do të shohim furtunë për ta. Kam besim se ndërkombëtarët kanë dosjet dhe të dhënat për të gjithë të korruptuarit në Shqipëri. Kështu që nuk kanë shanse të shpëtojnë pa u hetuar. Ka ikur koha kur në Shqipëri diçka bëhej për të kaluar radhën”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdhe pse në kohë pandemia shqiptarët nuk heqin dorë nga pushimet, ja destinacioni i preferuar tradicionalisht
Artikulli tjetërTea bën ndryshim drastik në pamje dhe tani nuk do ta njihni më (FOTO)