Në mes të ‘zjarrit’ me ambasadoren Kim, Tom Doshi grumbullon dhjetëra mbështetës nën ritmet e dedikimit personal(Video)

Në mes të ‘zjarrit’ dhe debatit për kandimin e tij në zgjedhje apo jo, kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi vijon të zhvillojë takime elektorale. Në videon e publikuar nga Dosja.al Doshi është pritur nga një dhjetëra njerëz, kryesisht djem të rinj dhe burra, të cilët kanë vënë në sfond edhe këngën e bërë posaçërisht për kreun e PSD-së.

Advertisements

Nën ritmet e muzikës dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Tom Doshi futet mes turmës së njerëzve dhe sikur Covid-19 të mos kishte ekzistuar kurrë, u jep dorën shumë prej të pranishmëve. Këta të fundit kanë ‘harruar’ të vënë edhe maskat mbrojtëse ndaj Covid-19, të cilat spikasin tek tuk në qafën e ndonjërit. Nuk dihet saktësisht data e publikimit të këtyre pamjeve, por duke parë rrobat që mbajnë veshur dashamirësit e Doshit, tregon se filmimi i tyre nuk është i largët.

Takimet elektorale janë në fokus të uniformave blu aktualisht. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje se nuk duhet toleruar asnjë parti që bën grumbullime njerëzisht jashtë rregullav të pandemisë dhe duke mos repsketuar asnjë masë. Një ditë më parë u gjobit Endrit Braimllari me 5 milionë lekë të reja pasi më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik.

Advertisements

Po për Doshin a do të ketë gjobitje?

Nga ana tjetër, pavarësisht thirrjeve të ambasadores së SHteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, për të mos kandiduar në zgjedhje, Doshi duket sikur nuk e ndal ‘hovin’.

Vetëm një ditë më parë, Kim deklaroi publikisht se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë, kryeministri Edi Rama se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste. Kim shtoi se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste.

Nga ana e vetë deputetit Doshi nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje mekëto deklarata por kjo nuk është hera e parë që ambasadorja përmend emrin e tij. Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim, pas një sërë deklaratash publike ku kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, foli me emra. Kim tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gjë në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar, ndërsa socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi su.lmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes, por mesa duket ka biseduar privatisht me ambasadoren. Vetë Doshi e sfidoi totalisht këtë thirrje të ambasadores, duke depozitua kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por pas deklaratës së Kim për përjashtimin e Doshit a do të japë një sqarim kryeministri Edi Rama? Po vetë deputeti?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBefason menaxheri i VIP-ave, ‘kap mat’ duke u puthur në buzë djalin e Për’puthen me ish-konkurenten e Big Brother (VIDEO)
Artikulli tjetërShën Valentini, Meri Shehu zbulon shenjën që do e përjetojë më mirë