“Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim”- “TikTok” i merr jetën një 18-vjeçareje, ja çfarë thonë prindërit e saj

Ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer, e njohur si “Dee” ka ndërruar jetë të hënën në moshën 18-vjeçare.

Advertisements

Ishte babai i saj ai që ndau lajmin tronditës në “TikTok” të martën, shkruan “Et Online”.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që treguat ndaj vajzës sime. Për fat të keq, ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë”, shkruhej krahas një kolazhi fotosh.

Advertisements

Babai i 18-vjeçares tregoi se e bija vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe nuk isha kurrsesi i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Ishte kaq e lumtur, do doja të kishte folur me mua për gjërat që e shqetësonin dhe mendimet e vetëv.rasjes.

Mund t’ia kishim dalë. Tani vij në shtëpi dhe ti nuk je aty për të më pritur. Duhet të të lë të fluturosh me engjëjt. Babi të do”.

Një reagim ka ardhur edhe nga ëma e vajzës, Jennifer Shaffer, e cila postoi në “Facebook”.

“Jam e shka.tërruar. Nuk e besoj dot që po shkon. Do doja të më thoje ishte thjesht një shaka, por nuk është kështu. Do doja të kisha vdekur në vendin tënd. U prehsh në paqe engjëlli im.”.

Dazharia u shndërrua në një fenomen të “TikTok-ut”, ku mblodhi plot 1.4 milionë ndjekës. Ajo mblodhi fansa edhe në “Instagram” e “YouTube”, ku shpesh dokumentonte jetën dhe sfidat virale që realizonte në platformat sociale.

Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Dazharia postoi një seri videosh në “Instagram” me titull “postimi i fundit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë paktën 50 persona në Shqipëri mund të jenë infektuar me variantet e reja të Covid
Artikulli tjetërVlora “lundron” në ujë, reshjet e shiut përmbysin qytetin bregdetar/ Pamjet