Të paktën 50 persona në Shqipëri mund të jenë infektuar me variantet e reja të Covid

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, nuk ka kapacitetet për të zbuluar variantet e tjera të Covid-19.

Advertisements

Po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite në Berlin dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë; krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj varianti të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë,” u shpreh për Euronews Albania shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

I kontaktuar nga Euronews, në përgjigjen zyrtare, ISHP u shpreh se të paktën 50 persona dyshohen që të jenë të prekur me një nga variantet e reja të Covid.

Advertisements

“Nga të dhënat dhe vlerësimet epidemiologjike, si dhe nga të dhënat nga rrjeti i laboratorëve Covid-19, mendojmë që variante të reja të Covid-19 mund të jenë prezente në vendin tonë.”

Në fillim të muajit, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, në një intervistë për Real Story tha se variantet e reja të Covid mund të jenë të pranishëm në Shqipëri.

Britania ishte një nga vendet e para që identifikoi një variant të Covid që transmetohet më shpejtë. Një nga ndryshimet që e bëri këtë variant të dallueshëm ishte një mutacion i njohur si N501Y, i cili prek domenin lidhës të receptorëve (RBD) të proteinës “spike” – pika ku virusi lidhet me një qelizë. “Ky mutacion, të paktën në një mjedis laboratorik, lejon që proteina të lidhet më fort me proteina në sipërfaqet e qelizave që janë shënjestra”, tha Dr. Eleanor Gaunt nga Universiteti i Edinburgh-ut.

Autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut thanë më 18 dhjetor se një variant i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në tre provinca dhe po shkaktonte shqetësime. Ata e quajtën 501Y.V2 dhe zbuluan se po kontribuonte në rritjen e infeksioneve.

Viruset kanë më shumë mundësi të shndërrohen pasi infektojnë më shumë njerëz, por ekspertët kanë thënë që SARS-CoV-2 ka qenë më ngadalë për të ndryshuar. Deri në këto momente, janë zbuluar 4 variante të reja më të përhapur, ai i Mbretërisë së Bashkuar, Afrikës së Jugut, Brazilit dhe Kalifornisë.

Prodhuesit e vaksinave tashmë janë duke punuar në përshtatjen e vaksinave edhe ndaj mutacioneve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos guxoni t’i shkruani këtyre 5 njerëzve këtë Shën Valentin
Artikulli tjetër“Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim”- “TikTok” i merr jetën një 18-vjeçareje, ja çfarë thonë prindërit e saj