Shpërthen mjeku Tritan Kalo: Vendimet e pandemisë i merr Qeveria, jo Komiteti!

Mjeku Tritan Kalo nuk ka pranuar të mbajë më mbi supe peshën e vendimeve të orareve të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Advertisements

Në një status në Facebook, mjeku ka thënë se ka pasur abuzim me funksionin e Komitetit të Ekspertëve, që shpesh është përdorur nga politika si një mburojë për vendimet e vëna në diskutim nga mjekët apo ekspertët e shëndetësisë.

“Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuz ohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti ekspertësh që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi….” ka shkruar mjeku ditën që qeveria vendosi të vendosë kufizimin e orarit në orën 20:00, pra dy orë më herët.

Advertisements

Vendimet për lëvizjen e lirë gjatë pandemmisë kanë qenë shpesh të atakuara, por kryeministri Rama ia ka lënë përgjegjësinë Komitetit të Ekspertëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“6 fëmijë kanë humbur jetën nga Covid”, psikologja e njohur shqiptare ngre alarmin
Artikulli tjetërSkandali i ‘Tires’, Ministria e Shëndetësisë komunikon vendimin drastik për spitalin Infektiv