‘Spektakël i pështirë, trushpëlarje’/ Gazetarja e njohur: Ata që s’patën Zemër, e zhdukën Kullën

Për shkak të ditës së Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të dekorojë kullën e Sahatit me tullumbace të kuqe në formë zemrash.

Advertisements

Gazetarja e Ora News, Beti Njuma, këtë përpjekje të Bashkisë së Tiranës me dekorimin e Sahatit, e sheh si një “spektakël të pështirë”, si një “trushpëlarje” për qytetarët e Tiranës, pasi, siç thotë ajo, tashmë Sahati është “v.arrosur”, me kullën që po i ndërtohet mby krye.

Në fakt Kulla e Sahatit dita ditës po humb sa më shumë ngrihet pak metra pas saj një Kullë shumëkatëshe, për të cilën ka dhënë leje bashkia e Tiranës.

Advertisements

“Ata që s’patën Zemër dhe e va.rrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit.

Mjaft me këtë spektakël të pështirë!

Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!” shkruan Njuma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiologu Dritan Ulqinaku: Keto masa janë dështim i joni, mbyllja është e vetmja rrugëzgjidhje!
Artikulli tjetërNusja jonë … Dalin fotot e Antonelës me fustan të bardhë: Po në Përputhen, po kërkon burrin e dytë, apo…?!