VIDEO/ Filmi i Ibrahimovic pritet të thyejë rekorde shikueshmërie, rolin e suedezit e luajnë dy shqiptarë

“I am Zlatan” do të publikohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmoi Ibrahimovic për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull
SUEDI-Një film për jetën e Zlatan Ibrahimovic pritet që të transmetohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi dhe Europë.Filmi “I am Zlatan” do të publikohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmoi Ibrahimovic për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.

Advertisements

Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimovic si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson, aktor me origjinë shqiptare që do të luajë Zlatanin kur ishte 11-13 vjeç.Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç. Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëpucë me flamur KUQ E ZI! Rita Ora sjell pamje të tjera nga xhirimet e klipit të ri dhe na bën sërish krenarë!
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 11 shkurt 2021