Fyeu dhe u bëri presion arbitrave, pezullohet 8 ndeshje Gazment Vogli i Kastriotit

Administratori i Kastriotit, Gazment Vogli është pezulluar me 8 ndeshje nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Advertisements

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë këtë vendim për Voglin, pasi në ndeshjen e fundit të krutanëve në kampionat, ku mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin, mësohet se ka fyer rëndë arbitrat dhe u ka bërë presion gjatë ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës, është treguar me “dorë të hekurt” për Voglin, duke e pezulluar për 8 ndeshje.

Advertisements

VENDIMI I DISPLINËS:

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherri masiv me Don Xhonin, reagon Finem: Jo me u bo gangster me zor, por atyre që u ka djeg…
Artikulli tjetërAksident në autostradë, makina humb kontrollin dhe plagos dy këmbësorë