5 shenja që tregojnë se (ish)partneri/ja juaj është narcist/e

Narcizmi: Në aspektin psikologjik, narcizmi nuk do të thotë self-love (dashuri për veten), të paktën jo i një lloji të mirëfilltë apo të shëndetshëm. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim janë në fakt të dashuruar me një imazh të idealizuar dhe madhështor të vetvetes. Ata janë të dashuruar me këtë imazh, pikërisht sepse u lejon atyre t’u shmangen ndjenjave të thella të pasigurisë. Të “mbash” mashtrimet e kësaj “madhështie” kërkon shumë punë dhe këtu nisin sjelljet mosfunksionale.

Advertisements

Psikologët veçojnë 5 cilësi, që mund të jenë tregues i një njeriu narcist:

#1 – Më shumë karizmatik seç duhet

Advertisements

Ata mund të duken shumë karizmatik në fillim. Priren të krijojnë marëdhënie intensive që në fillim dhe bëjnë ose thonë gjithçka për t’ju “fituar”. Komplimentojnë dhe “ju bëjnë lajka” shpesh. Nëse keni ndjesinë se e gjithë “kjo është shumë për ju” ose po ecën shumë shpejt, ndoshta duhet t’i besoni më shumë atyre ndjesive.

Narcizistët janë manipulues dhe do të bëjnë ose thonë “të gjitha gjërat e duhura” për të kapur një partner. Pasi t’ju “marrin”, ata zakonisht do të shndërrohen në një person tjeër.

#2 – Abuzivë

Ata mund të jenë abuzivë – emocionalisht, fizikisht, ose të dyja bashkë. Shpesh abuzimi është aq delikat, veçanërisht në fillim, sa është pothuajse i padukshëm.

Ndonjëherë është në formën e uljeve të vogla, herë të tjera është kritikë ose shaka e hidhur për ju. Ata mund t’ju fajësojnë ose t’ju akuzojnë për gjëra që nuk kanë ndodhur në të vërtetë. Do përpiqen të përdorin “dobësitë” tuaja kundër jush përmes shantazheve dhe formave të tjera të manipulimit.

#3 – Mjeshtër të manipulimit

Narcistët nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Ata do mohojnë çdo akuzë për sjellje abuzive ose do justifikohen duke ju fajësuar juve. Do përpiqeni t’ju bëjnë të dyshoni në gjykimet tuaja dhe të ndiheni “të çmendur”.

#4 – Me dy fytyra

Mund t’i shihni të sillen mirë dhe të jenë shumë të sjellshëm me të tjerët, por brenda dyerve të shtëpisë të sillen tërësisht ndryshe me partneren/in. Për ta, këto ndryshime drastike janë “në rregull” ose “shumë normale”.

#5 – Izolimi

Një narcist do përpiqet t’ju izolojë nga të tjerët në mënyrë që të ketë kontroll të plotë mbi ju dhe marrëdhënien tuaj. Ata do insistojnë të kalojnë shumë kohë me ju, larg miqve dhe familjes. Do ju bëjnë të ndiheni keq nëse s’i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje. Ju do ndiheni fajtorë dhe do keni një ndjenjë përgjegjësie nëse s’jeni pranë tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nuk jam mace’: Avokati harron të heqë filtrin në Zoom dhe videoja bëhet virale
Artikulli tjetërSarandë/ I riu përplas këmbësoren, 30-vjeçarja lihet e shtrirë në tokë në mes të qytetit (PAMJE TË RËNDA)