Murgesha 116-vjeçare, e cila feston nesër ditëlindjen e 117, Lucile Randon, dhe që mban titullin “më e moshuara në Evropë”, ka fituar betejën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Advertisements
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Randon e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë.
Ajo pasi fitoi betejën me virusin u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më 11 shkurt (nesër) do të festojë ditëlindjen e 117-të.
Advertisements
Ndërkohë, administrata e shtëpisë së të moshuarve përgatitet t’i organizojë një aktivitet me rastin e ditëlindjes së saj me pjesëmarrjen familjes së saj dhe kryetarit të bashkisë Toulon, Hubert Falco.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!