Koronavirusi i ri mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone jashtë Wuhanit përpara rasteve të para të raportuara të shpërthimit, sipas një misioni të përbashkët që po heton origjinën e pandemisë.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, të dhënat e pabotuara sugjerojnë se mostrat e SARS-CoV-2 u gjetën disa javë para rasteve të para të raportuara në Wuhan, tha në një konferencë për shtyp kreu i panelit të ekspertëve Komisionit Kombëtar të Shëndetit për COVID -19, Liang Wannian.
Sidoqoftë, ai tha se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019, kur u raportuan rastet e para, pasi zyrtarët panë mostrat e hulumtimit, shitjet farmaceutike dhe të dhënat e spitalit.
Advertisements
Nuk kishte gjithashtu asnjë provë të “shpërthimeve të mëdha” para dhjetorit 2019 në Wuhan ose diku tjetër, sipas një zëdhënësi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndryshe, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke punuar me ekspertë në Kinë, kanë hulumtuar se si filloi pandemia e COVID-19.
Ekipi ka vizituar vendet kyçe në Wuhan, ku janë raportuar rastet e para, dhe ka folur me pacientë, personat e parë që përgjigjen dhe shkencëtarë kinezë.
Dëshmitë e deritanishme sugjerojnë se koronavirusi i ri mund të jetë “hedhur” nga kafshët te njerëzit, por ekipi ka thënë se nuk është ende i sigurt saktësisht se nga cilat kafshë ka ardhur ose ku ka ndodhur kjo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!