COVID-19 i ka marrë jetën punonjësit të Kadastrës Shqiptare, Flamur Muçollarit.
Advertisements
Lajmin e trishtë e bën me dije Kadastra Shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Flamuri ishte një njeri i papërtuar, që i buzëqeshte gjithmonë punës.
Muçollari ishte punonjës i mirëmbajtjes në zyrat qendrore të Kadastrës Shqiptare. Ky është rasti i parë i humbjes së jetës nga Covid-19 në këtë institucion.
Advertisements
Miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta.
“Duararti, i papërtuari, njeriu që i buzëqeshte punës, iku!
Flamuri i mirë nuk e përballoi dot këtë flamë virus.
Ngushëllime familjes! Pushoftë në paqe!”, shkruan Kadastra Shqiptare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!