Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për familjen e maratonistit të njohur shqiptar Sotiraq Qiriaqi. COVID-19 i ka marrë mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij, Lorin.
Advertisements
Mes dhimbjes së madhe, Sotiraqi e ka dhënë vet lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.
Advertisements
Sotiri me bashkëshorten e tij ishin të pandashëm, por fatkeqësisht kjo sëmundje i ndau ata fizikisht përgjithmonë.
Pas këtij lajmi rrjeti është përlotur nga dedikimet prekëse të miqëve të tyre.
Disa nga dedikimet:
“Sot duke mos mund te ia dalë covid-19, qenka ndare nga jeta mikesha ime znj Lori Qiriaqi.
Ndjej nje dhembje te madhe per shuarjen e nje ylli sic ishte Lori. Dua gjithashtu ti shpehi ngushllime mikut, sportistit te madh Sotir Qiriaqi duke i dhene force per te ndare bashk humbjen e me te dashures se tij.”
“Na mërzite pa masë Lori Qiriaqi, na mërzite pa masë…
E le Sotir Qiriaqi vetëm. Nuk u ndatë kurrë për asnjë çast.
Të qoftë dheu i lehtë Lori!
Sotir bëhu i fortë i nderuar!”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!