E fundit e hebrenjve të Gjirokastrës/ Delisia Kofina: Si u ndryshuan emrat në myslimanë për të shpëtuar

E fundit e hebrenjve të Gjirokastrës/ Kofina: Si u ndryshuan emrat në myslimanë për të shpëtuar

Advertisements

Gjirokastra strehoi një komunitet të tërë hebre përgjatë Luftës së Dytë Botërore të cilët u harmonizuan më pas me jetën e qytetit.

Lagjja Varosh është një lagje kozmopolite një shembull ku kanë bashkëjetuar disa komunitete. Sot në Gjirokastër jeton vetëm një përfaqësuese e fundit e familjeve hebreje, Delisia Kofina.

Advertisements

“A patët humbje të familjarëve gjatë Luftës?

Delisia Kofina: Po patëm humbje të familjarëve, mbetëm shumë pak sepse pjesa më e madhe jetonte në anën tjetër të kufirit në tokën greke dhe mbetën shumë pak pjestarë.

Çfarë ndodhi me të tjerët?

Delisia Kofina: Të tjerët i mori gjermani siç ka marrë shumë hebrenj në gjithë Europën.

Ata që u vendosën në Shqipëri shpëtuan?

Delisia Kofina: Po kishin fatin më të madh të shpëtonin sepse shqiptarët i mbrojtën. Gjetën një taktikë shumë të mirë, ndryshuan emrat i bënë myslimanë dhe nuk i dorëzuan.

Përveç faktit se dhjetëra jetë u shpëtuan këtu në Gjirokastër përgjatë Luftës së Dytë Botërore vlen të theksohet edhe fakti tjetër që hebrenjtë gjetën vendin e duhur në jetën e qytetit. Ata patën sinagogën e tyre brenda një shtëpie në lagjen Varosh, varrezën e tyre por arritën edhe të ndjekin ritet, zakonet dhe traditën e tyre.

Teodor Bilushi: Kam dëgjuar që disa familje të lagjes “Varosh” siç ka qenë familja e doktor Vasil Labovitit apo familja e një prifti këtu në lagjen Varosh kanë mbrojtur në shtëpitë e tyre disa nga anëtarët e komunitetit hebre. Këtu bashkëjetonin banorë me fe të ndryshme me kombësi të ndryshme pra është një nga lagjet më të rralla në Jug të Shqipërisë.

Banorët e Gjirokastrës nuk pranuan t’ja dorëzonin gjermanëve tregtarët hebrenj që Lufta e Dytë Botërore i gjeti në Gjirokastër. Të gjitha familjet ose u strehuan në bodrumet e banesave të mëdha të qytetit ose morën identitete të tjera për të shpëtuar jetën.

Sot gati një shekull pas zanafillës së bashkëjetesës së tyre me Gjirokastrën Delisia Kofina e fundit e hebrenjve në Gjirokastër beson se kjo është një prej historive më të bukura që qyteti ka për të ndarë me botën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajzat po bëjnë namin me ko.kainë/ Rritet numri i 17-18 vjeçareve. toksikologë:Përzirje me ilaçe
Artikulli tjetërFillon ”Per’puthen” por pa Melisen. Cpo ndodh ?