Edhe Shqipëria me pasaportë për të vaksinuarit anti-COVID! Hapat që duhen ndjekur për të marrë DOKUMENTIN, ‘çelësi’ që hap çdo derë…

Pas aplikimit, qytetarët do të njoftohen me mesazh për dokumentin, ndërsa sqarohen edhe bazat ligjore të tij.
TIRANË– Të gjithë të vaksinuarit me dozën e anti-COVID në vendin tonë do të pajisen me një pasaportë. Shërbimi elektronik do të sigurohet nga platforma “e-Albania”, ku qytetarët e vaksinuar do të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, që do të ketë një kod unik. Pas aplikimit, qytetarët do të njoftohen me mesazh për dokumentin, ndërsa sqarohen edhe bazat ligjore të tij.

Advertisements

“Hapat e procedures janë; identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.”

Advertisements

Pajisja me dokumente që vërtetojnë injektimin me dozat e vaksinsë ka hapur debate në rang global, edhe pse disa qeveri e kanë miratuar si platformë dhe kanë nisur zbatimin. Problem është fakti se pasaportat tregojnë vetëm kohën kur dikush është vaksinuar ose infektuar një qytetar, por jo nëse ata janë ende të mbrojtur nga pandemia, duke përhapur rrezikun e riinfektimit. (Shiko këtu)
Gjithashtu një tjetër problem i ngritur nga ekspertët është ai i falsifikimit të kartave që do të jenë çelësi për të udhëtuar sërish në botë. Privilegj që së shpejti do ta kenë të vaksinuarit. Këta të fundit me kartën që tregon se janë vaksiksinuar do të mund që t’i rikthehen jetës normale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Realiteti i pandemisë në Shqipëri, më i përkeqësuar nga sa deklarohet”- Zëri i Amerikës: Numri i viktimave dhe të infektuarve rritet, vaksinat s’po mbërrijnë masivisht
Artikulli tjetërVajzat po bëjnë namin me ko.kainë/ Rritet numri i 17-18 vjeçareve. toksikologë:Përzirje me ilaçe