Vaksina e Oxford dhe Astrazeneca/ Japin mbrojtje të kufizuar ndaj variantit afrikan të Covid-19

Vaksina e Oxfordit dhe Astrazeneca-s jep mbrojtje të kufizuar kundër sëmundjes së moderuar të shkaktuar nga varianti afrikanojugor, tregojnë testet paraprake të kompanisë.

Advertisements

Por ndërkohë, nuk është përcaktuar ende plotësisht nëse vaksina mbron ndaj sëmundjes së avancuar të shkaktuar nga varianti më i transmetueshëm i koronavirusit.

Vaksinat e përvitshme apo tjetër mbrojtje në vjeshtë do të ishte e domosdoshme për të luftuar variantet. Më shumë se 100 raste të variantit afrikano jugor janë gjetur në britaninë e madhe. Rezultatet e testeve paraprake, në një studim të limituar në të cilin ishin përfshirë më shumë se 2 mijë persona, nuk janë vlerësuar ende nga ekspertë të tjerë.

Advertisements

Raportuar fillimisht nga Financial Times, studimi sugjeron që vaksina ofron mbrojtje të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë dhe të moderuar të shkaktuar nga varianti. Studimi sidoqoftë, do të publikohet të hënën.

Një zëdhënës i AstraZeneca-s ka thënë se kompania nuk ka mundur ende të përcaktojë qartë nëse vaksina do të mund të parandalonte sëmundjen e rëndë dhe shtrimin në spital me variantin afrikano jugor sepse personat e përfshirë në studim, në një masë të madhe kanë qenë të rinj dhe të rritur të shëndetshëm. Por kompania shprehu besim se vaksina do të ofrojë mbrojtje ndaj rasteve serioze sepse ajo krijon antitrupa të ngjashëm me ato të vaksinave të tjera anti Covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPandemia vetëm në auditore! Ministrja Evis Kushi ia ‘kërcet topit’ në Elbasan, volejboll në palestër bashkë më Taulant Ballën…për socialistët s’ka COVID-19
Artikulli tjetërLushnje/ Bie zjarr në banesën e 60-vjeçarit, dyshohet për shkëndijë elektrike