Kosova: 3 viktima dhe 249 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit

Kosova ka shënuar 3 viktima dhe 249 raste pozitive nga 2291 testet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Advertisements

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.

Advertisements

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFOTOT/ Fejesa e Seldi Qalliut ka marrë fund, miqtë tregojnë arsyen pse Sindi e ka të vështirë ta pranojë
Artikulli tjetër‘Turi’ nëpër qytete/ Rama si ‘influencer’: Po të mos vija, si do merrej vesh çfarë po ndodh? Kapet me Fevziun: Pandemia e la në Shqipëri, ndryshe do kishte bredhur…