Fjoralba Ponari zbuloi para disa javësh se këtë vit do të shfaqej në ekran me një projekt të ri televiziv. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni, i cili ka në qendër fëmijët dhe na ka transmetuar mjaft emocione.
Advertisements
Pjesë e tij janë bërë edhe të rriturit, të cilët surprizohen nga fëmijët.
Fjoralba dëgjon dhe plotëson dëshirat e të gjithëve, por ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë dëshirën e moderatores.
Advertisements
Në fakt, emisioni “Më thuaj një dëshirë” na zbuloi edhe dëshirën e saj, që është pikërisht partneri i zemrës.
Në një video me të dashurin në makinë, Fjoralba shkruan:
“Shihemi sot në 17:00! Ja dhe dëshira ime, mqs më pyesni shpesh.”
https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/02/88778941_187287123183226_2334475565761777818_n.mp4?_=1
Më herët, Fjoralba ka treguar se e ka shijuar në maksimum emisionin e saj, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.
“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!